Aktualitet

Rikthim i motit të ngrohtë? Surprizat që parashikon fundjava

Mëngjesi ishte tepër i ftohtë sot në të gjithë vendin me temperatura që zbritën deri në -8 gradë celcius në zonat malore.

Temperatura mbeten të ulta pavarësisht motit të kthjellët.

Por, sipas Meteoalb kjo situatë nuk do të vijojë për shumë orë pasi gjatë mbrëmjes dhe në fundjavë pritet një rikthim i reshjeve të dëborës dhe shiut në pjesën më të madhe të territorit.

Rikthimi i reshjeve gjatë fundjavës pritet të rrisë disi temperaturat gjatë të shtunës dhe të dielës.

Javë ndërkohë do të nisë me reshje dëborë në pjesën lindore dhe jug-lindore të vendit. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button