Aktualitet

Zjarr masiv në Gramsh, flakët rrezikojnë fshatin Snosëm, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në zonën e Vgjeshtës në fshatin Sojnik njësia a,d ,m Kukur pasditen e djeshme , sot kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur me shpejtësi drejt territorit të fshatit Snosem.

Flakët, të ndihmuara nga era dhe thatësira, janë afruar rrezikshëm pranë banesave në fshatin Snosëm . Florenc Sene, një banor i zonës, ka telefonuar në redaksinë e Fax News për të bërë një apel të fortë për ndihmë.“Zjarri është shumë i madh. Çdo orë po afrohet gjithnjë e më shumë te shtëpitë tona. Kemi frikë për jetën dhe pasurinë. Ju lutem, na ndihmoni!”, – tha ai në një lidhje telefonike.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shërbimet zjarrfikëse dhe institucionet përkatëse, pasi situata po bëhet gjithnjë e më alarmante.Fax News po ndjek nga afër zhvillimet dhe do të sjellë informacionet më të fundit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button