Aktualitet

Moti i keq, dy avionë nuk ulen dot në Aeroportin ‘Nënë Tereza’! Vijnë vërdallë në ajër për disa minuta

Një avion i linjës Paris-Tiranë dhe një tjetër i linjës Varshavë-Tiranë kanë ardhur vërdallë në det, në pamundësi për t’u ulur në Aeroportin Nënë Tereza.

Kjo si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje të dendura shiu që ka përfshirë prej disa minutash vendin tonë.

Fillimisht reshjet e shiut nisën në Tiranë, më pas në Durrës, ku pjesa më e madhe e qytetetit është zhytur nën ujë dhe sëfundmi edhe në Vlorë.Sipas shërbimeve meteorologjike, moti i keq pritet të zgjasë deri ditën e nesërme. Qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme, për të shmangur rrezikun.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button