Vora ec me hap kreu,mund Flamurtarin

Vora – Flamurtari pritet të jetë një prej takimeve më interesante në javën e katërt të Superiores. Gjithçka do të nisë në orën 16:00, pikërisht te stadiumi i Laçit.
Trajnerët Bellaj dhe Garsia kanë vendosur për titullarët e kësaj sfide. Bie në sy se vlonjatët preferojnë 8 futbollistë të huaj nga minuta e parë, ndërsa Vora i beson lojtarëve shqiptarë.
Aktualisht Vora ka 4 pikë, ndërsa Flamurtari numëron vetëm 2. Për këtë te vlonjatët peshon më shumë si sfidë.
VORA-FLAMURTARI 1-0
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vorës.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Brenda pak minutash ndëshkohen me të verdhë Bardhi e Tabaku për Vorën, si dhe Ememe për Flamurtarin.
87’ Harkim perfekt nga e djathta e sulmit vlonjat për Maksutin, gjuajtja e tij me kokë ndalet nga Ruçi. (VIDEO)
86’ Vinicius merr vendin e Dalipit në radhët e Vorës.
83’ Mundësi e mirë e Flamurtarit për të rrezikuar, Todorovski i dalë në ndihmë të sulmit gabon krejtësisht shënjestrën. (VIDEO)
82’ Karrica del para portës dhe gjuan jashtë, i peshkuar gjithsesi në pozicion jashtë loje.
79’ Tabaku merr vendin e Luis Felipe në radhët e Vorës.
79’ Bardhi gjuan nga distanca, përsëri pa gjetur portën e Flamurtarit.
76’ Dalipi ndëshkohet me të verdhë.
76’ Ememe hyn në fushë në vend të Ramirez në radhët e Flamurtarit.
74’ Barjamaj i lë vendin Uollas në radhët e Vorës.
68’ Barjamaj shfaqet i vetëm para portës vlonjate, por gjuan jashtë. Aksioni gjithsesi bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
65’ Shehi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Ramirez.
65’ Rodriguez merr vendin e Markut në radhët e Flamurtarit.
62’ Burard provon nga distanca, sfera kalon mbi traversën e portës së Ruçit. (VIDEO)
59’ Pas goditjes nga këndi është Shehi ai i cili gjuan me kokë, por Aleksovski kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)
58’ Skuadrone merr vendin e Veigas të dëmtuar në radhët e Flamurtarit.
57’ Mundësi e artë e Karricës me një gjuajtje nga e majta, Aleksovski fluturon dhe largon sferën në këndore. (VIDEO)
50’ Shumë më kërkues vlonjatët në këto minuta, me harkime radhazi në zonë e vorakëve.
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Flamurtari, ku hyn në fushë Ramani dhe Maksuti në vend të Nunjesh dhe Baeten.
45’+6’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Vorës.
45’+3’ Edhe Veiga ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Bardhit.
45’+1’ Trashi i afrohet golit me një goditje dënimi pranë zonës së Vorës, sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
45′ Jepen 5 minuta shtesë.
43’ Trashi tenton një gjuajtje spektakolare nga distanca me të majtën, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.
41’ Bardhi nga e djathta gjen Luis Felipe në zonë, gjuajtja e tij e fortë në shtyllën e parë përfundon jashtë.
37’ Nunjesh ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kasallës.
32’ Burard tenton nga distanca përsëri, por gjuajtja nga e djathta nuk ka shënjestrën e duhur.
24’ Trashi del mirë në krahun e majtë, harkimi i tij në qendër nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.
18’ Shumë gabime nga të dy skuadrat në këto minuta, me ritmin që ka rënë ndjeshëm.
15’ Vazhdojnë sulmet e Vorës, këtë herë me një gjuajtje të Gecit i cili nuk gjen portën.
12’ GOOOL VORA! Luis Felipe shënon me penallti. (VIDEO)
10’ Penallti për Vorës! Kasalla hyn në zonë nga e majta, Nunjez ka kontakt me të dhe e rrëzon në zonë, me gjyqtarin i cili nuk heziton dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
7’ Burard provon nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e vorakëve.
6’ Burard ndëshkohet me karton të verdhë.
1’ Nis ndeshja në stadiumin e Laçit.
FORMACIONET ZYRTARE
Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Shehi, Dalipi, Barjamaj, Geci, Kasalla, Bardhi, Karrica, Luis Felipe.
Trajner: Arjan Bellaj
Flamurtari: Aleksovski; Çantakias, Veiga, Trashi, Marku, Nunesh, Baeten, Todoroski, Ramirez, Burard, Oshafi. .
Trajner: Karlos Garsia
BURIMI : PANORAMASPORT.AL




