Aktualitet
Kryeministri Edi Rama në Shijak…

KRYEMINISTRI EDI RAMA në SHIJAK
Sot Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishin të pranishëm në Maminas, Shijak ku përuruam shkollën “Kajo Karafili”.
Kjo shkollë u dëmtua rëndë nga tërmeti i #26Nëntorit dhe në kohë rekord u ndërtua shkolla e re me standarte europiane, më e madhe, më e sigurtë dhe më e bukur se më parë. 370 nxënës, 15 klasa, 1 palestër, 3 laboratorë, bibliotekë në 3000 m², një mundësi të re për fëmijët, mësuesit dhe komunitetin.
Faleminderit Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare për çdo premtim të mbajtur!
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!






