Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, vdesin nga asfiksia nëna dhe djali 14-vjeçar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq të Korçës, brenda së cilës ndodheshin nëna 40-vjeçare me dy fëmijët e saj. Ndërrojnë jetë nëna Merjeme Azisllari dhe djali Luka Azisllari. Djali 14-vjeçar u dërgua për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Femija tjeter 6-vjeçar ndodhet në gjendje të rë

“Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njoftoi policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button