Aktualitet

RENEA dhe policia spanjolle ZBARKOJNË edhe në Tiranë, KONTROLLE “blic” në Komunën e Parisit dhe tek Liqeni i Thatë

Pas Elbasanit dhe Vlorës, RENEA dhe Policia spanjolle po kryejnë një operacion të befasishëm në Tiranë. Bëhet me dije se Policia ka kryer disa kontrolle në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” dhe në zonën e Liqenit të Thatë.

Mësohet se disa persona janë shpallur në kërkim. Delegacioni i policisë dhe hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.

Më herët gjatë ditës së sotme, RENEA dhe Policia spanjolle kanë kryer kontrolle në qytetin  e Elbasanit dhe Vlorës, ku kanë goditur një call center dhe  janë arrestuar disa punonjëse vajza.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button