Aktualitet

EMRAT/ Vrasje në Tiranë, picieri godet me thikë kuzhinierin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një person ka mbetur i vrarë me thikë.

Konflikti ka ndodhur mes dy punonjësve të të njëjtit lokal.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes picierit Filip Shehu dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34-vjeç, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Autori është arrestuar nga policia, ndërsa pretendon se viktima e bullizonte prej kohësh.

Momenti i ndalimit të autorit:

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button