Zgjedhjet e 25 Prillit po mbajnë të tensionuar situatën poliitike, sidomos kur këtë vit, kushtet e vështirësojnë akoma më shumë terrenin politik për shkak të pandemisë Covid-19.
Mirëpo asnjë nga kampet politike nuk e ka ndalur ritmin për zhvillimin e aktiviteteve politike që në fakt nuk ndryshojnë në model nga fushatat e mirëfillta elektorale, vetëm se këtë radhë lufta është zhvendosur në platformat online.
Kryeministri Rama ka bërë ndryshime surprizuese në qeveri duke emëruar, riemëruar apo rikthyer në pozicione kyçe në kabinet plot 6 ministra…vetëm me një twitt.
Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Bledi Çuçi, Milva Ekonomi, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.
Xhaçka dhe Peleshi ishin dy lëvizjet e fundit të Kryeministrit Rama. Pasi Gent Cakaj dha dorëheqjen si ministër në detyrë i MEPJ,në vendin e tij është emëruar Olta Xhaçka.
Në ministrin e Mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi.
Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i ekzekutivit përmes një postimi në rrjetin social twitter menjëherë pas konferencës së fundivitit.
Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!