Aktualitet

Përparim Rama shpall fitoren në Prishtinë, nis festa e përkrahësve të LDK

Mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen pranë selisë kryesore të këtij subjekti në Prishtinë, duke nisur festën pas publikimit të exit poll-eve, që e nxjerrin fitues drejtuesin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama.

Ndërkohë vetë Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga zyrat qendrore të LDK, krahas anëtarëve të shtabit të tij ka bërë thirrje për festë në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu”. “Hajde PRISHTINA e Zemrës”, shkruan ai teksa të rinjtë pas tij brohorasin emrin e Ramës.

Në një tjetër video, Rama shihet duke u përqafuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, teksa së bashku shprehen se tashmë mbetet që “krejt Kosova të bëhet LDK”.

“Më lejoni që në emër të juaj t’ia uroj fitoren Përparim Ramës. Është një fitore që e kemi merituar të gjithë. Për gjysmë ore po i numërojmë votat në kuti dhe pastaj e kemi festën e madhe”, tha Lumir Abdixhiku.

E di që është tu ra shi, por e kemi një party në shesh njëherë”, tha kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërkohë nga të prnaishmit dëgjohen thirrjet: ”O Lumir ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke” dhe “Përparim ti ku je, krejt Prishtinën këtu e ke”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button