Aktualitet

Situata e motit në vend/ “Orë të vështira”- Vengu: Ja zonat më me risk, në fshatin ku u shemb ura do të…

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur këtë të mërkurë për Euroneës Albania në edicionin informativ me moderator Ilir Kazaferi, lidhur me situatën e motit në vend. Vengu ka dhënë detaje mbi zonat e rrezikut dhe ka folur edhe për ndërhyrjen e autoriteteve në Delvinë, ku është raportuar shembja e një ure që ka bllokuar tre fshatra.

Vengu: Faleminderit për ftesën, gjendemi në Mifol, midis Vlorës dhe Fierit. Aktualisht jemi në mbikëqyrje të gryka-derdhjes së Vjosës. Ky është një front intensiv në jugun e vendit. Në Delvinë dhe Tepelenë kemi pasur orë të vështira. Ujërat kanë shkuar në lartësi kritike në Përmet dhe Memaliaj. Ndaj, për 48 orë kemi dislokuar mjete për të bërë disa përforcime dhe sidomos në fshatin Fitore. Jemi në monitorim. Presim një natë dinamike ku mund të ketë vështirësi në këtë pjesë të vendit. Nuk jemi ende jashtë rrezikut. Jemi në kushte ku kemi një stabilizim, por shpresojmë të njoftojmë për një ulje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button