SHIJAK : Interviste me Kryebashkiaku Arbana ,6 vite nga tërmeti që ndryshoi Shijakun.

Intervista/ Kryebashkiaku Arbana: 6 vite nga tërmeti që ndryshoi Shijakun.
- Z. Kryetar, sot shënohen 6 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Çfarë ju vjen ndër mend kur riktheheni në ato orë të para?
Ato momente nuk harrohen kurrë. Pashë shtëpi të rrënuara, njerëz me lot në sy e me frikë për të ardhmen. Ishte ndoshta dita më e vështirë që kam përjetuar si drejtues dhe si qytetar i këtij vendi.
Në rrugët e qytetit shihje banesa të shkatërruara, por edhe një forcë të heshtur njerëzore që më rrinte para syve: dëshirën për t’u ngritur sërish.
Në ato orë të para, me mbërritjen e Kryeministrit ndjeva mbështetjen e tij për Shjijakun dhe solidaritetin mes njerëzve.
- Në ato ditë të vështira, a patët një ndjesi se Shijaku do të ringrihej kaq shpejt?
Po, sepse menjëherë pas tragjedisë ndjemë pranë mbështetjen e qeverisë dhe sidomos të Kryeministrit. Ai na dha një mesazh: Shijaku do të rindërtohet, do të ringrihet.
Ky besim u kthye shpejt në punë konkrete. I gjithë procesi u shndërrua në një rrugëtim shprese.
- Sot pas 6 vitesh, Shijaku është transformuar. Cilat janë arritjet më të rëndësishme të rindërtimit?
Shijaku ka marrë formën e një qyteti të rilindur pas tërmetit:
- 31 pallate të reja të ngritura nga themelet.
- Mbi 1100 familjeve iu rikonstruktuan apartamentet në 27 pallate të dëmtuara.
- Mbi 800 banesa individuale u ndërtuan nga e para.
- Shkolla dhe kopshte moderne
- Qendra Kulturore Multifunksionale, që po përfundon dhe do të jetë një strehë e re e artit edhe kulturës.
Lagjet që dikur ishin më të prekura, si Lagja “Lugina”, sot janë shembull i transformimit dhe zhvillimit.
- Procesi i rindërtimit në Shijak ka mbaruar në 2021. Si ka qënë ky proces?
Kjo është diçka për të cilën jemi krenar. Falë punës së përkushtuar dhe profesionale të stafit të Bashkisë Shijak, ne arritëm të përfundojmë shpejt çdo procedurë.
Plotësuam me korrektësi të gjitha dosjet, dokumentet, verifikimet teknike e juridike të shtëpive.
Kjo bëri që Shijaku të ishte ndër bashkitë e para në vend që mbylli procesin e rindërtimit.
- Çfarë do të thotë sot 26 Nëntori për ju?
Është një ditë reflektimi, respekti dhe mirënjohjeje. Mirënjohje për të gjithë ata që u vunë në shërbim të njerëzve: ekipet e emergjencave, inxhinierët, punëtorët, vullnetarët, qeverinë.
Por 26 Nëntori është edhe një ditë shprese.
Shijaku dëshmoi se kur bie, ngrihet më i fortë. Kur ndodhet përballë sfidave, punon dhe i kapërcen.
- Mesazhi juaj për qytetarët e Shijakut?
Shijaku sot është një qytet më i zhvilluar. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë për të gjithë qytetarët njëlloj, për të mbatjur premtimet e dhëna.






