Vora News

VORË :Blerim Shera reagim i menjëhershëm përballë situatës emergjente në Vorë

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë pasoja edhe në territorin e Bashkisë Vorë. Siç bën me dije Kryetari i Bashkisë, z. Blerim Shera, një situatë emergjente është shënuar në zonën e Marikajt, ku shembja e murit rrethues të një banese rrezikoi seriozisht sigurinë e familjes dhe qëndrueshmërinë e objektit.

Falë reagimit të shpejtë institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave, u bë e mundur ndërhyrja në kohë. Kryetari Shera ka falënderuar veçanërisht Prefektin e Qarkut Tiranë, z. Afrim Qendro, për koordinimin e menjëhershëm me Emergjencat Civile Kombëtare, si dhe forcat xheniere që ndërhynë në terren.

Një rol kyç në menaxhimin e situatës pati edhe komandanti i operacionit xhenier, Major Artur Lalaj, ku profesionalizmi dhe drejtimi i saktë bënë të mundur shmangien e një ngjarjeje më të rëndë dhe garantimin e sigurisë së familjes së rrezikuar.

Aktualisht, të gjitha grupet e Emergjencave Civile të Bashkisë Vorë dhe drejtoritë përkatëse ndodhen në terren në çdo njësi administrative. Situata në disa zona të Prezës paraqitet më problematike, por është nën monitorim të vazhdueshëm dhe në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Vora News do të vijojë të informojë qytetarët në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button