Aktualitet

Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

Autoriteti Portual Durrës njofton se, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme, nisja e trageteve e planifikuar për mbrëmjen e sotme është shtyrë.

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të zhvillohet mbrëmjen e sotme sipas orarit të parashikuar, ndërsa nisja e trageteve do të realizohet më 5 shkurt, në orët e para të mëngjesit, pasi të qetësohen kushtet e motit.Udhëtarëve u kërkohet të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button