Tragjike në Itali: Shuhet familja shqiptare me katër persona, u helmuan nga shpërthimi i gazit në shtëpi

Katër anëtarë të një familje që dyshohet të jetë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur një familje e tërë u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga një shpërthimi i monoksidit të karbonit.Sipas raportimeve të autoriteteve po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen. Viktimat janë një baba 48-vjeçar, një nënë 43-vjeçare dhe dy fëmijë, të moshës 22 dhe 15 vjeç, por emrat e tyre nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.
Vëllai i 48-vjeçarit, iu cili shkoi për t’i kontrolluar pasi asnjë nuk po përgjigjej, u transportua në Spitalin Cisanello në Piza në gjendje kritike.
Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpi, ata njoftuan se ishin katër viktima dhe një person në gjendje kritike. Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.
“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”, shkruan Tgcom24. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.
Për momentin, autoritetet nuk kanë publikuar informacion në lidhje me moshat e viktimave dhe shkaqet e saktë të helmimit, megjithatë, incidenti ka nxjerrë në pah rrezikun që paraqet monoksidi i karbonit.




