Vora News

Rama nxjerr videon: Shumica e helmit të urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja, së shpejti edhe provat!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sulmon atë që e cilëson si “urrejtje digjitale”, duke pretenduar se një pjesë e madhe e saj prodhohet nga jashtë Shqipërisë.

Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka zbuluar disa komente negative dhe fyese të bëra në postimet e tij, nga llogari me emra fiktivë dhe të sapohapura.

Sipas shefit të ekzekutivit, rrethana të tilla vërtetojnë manipulimin digjital të protestuesve të Tiranës nga Irani, dhe paralajmëron fakte të reja për këtë pretendim.

Në postimin e tij, Rama shkruan:

“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat).”

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1493721385397174%2F&show_text=false&width=267&t=0

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button