Aktualitet
E rëndë në Elbasan/ Kundërshton dhe qëllon me armë zjarri policinë, RENEA rrethon zonën

Një i armatosur ka qëlluar me armë zjarri, duke rikthyer panikun në Elbasan.
Në vendin e ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, mes të cilave edhe të RENEA-s.
Raportohet se i armatosuri, një 45-vjeçar, ka qëlluar fillimisht në mënyrë të pakontrolluar, për motive ende të paqarta.
Qytetarët të frikësuar kanë kërkuar ndihmën e policisë. Më pas ai ka qëlluar edhe drejt policisë, duke mos u dorëzuar.
I armatosuri është rrethuar nga forca të shumta në lagjen “Zavalinë” të këtij qyteti, por u largua drejt një zont të pyllëzuar.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.




