Histori

FOTOT: Brenda dhomës së tmerrit nga ku nisi katastrofa më e madhe në botë, që mund të shuante njerëzimin

Në orën 01:23 të së shtunës së datës 26 prill 1986, në centralin bërthamor të Çernobilit ndodhi aksidenti i tmerrshëm që për pak shoi njerëzimin.

Një shpërthim dërgoi në qiell 200 ton beton që mbanin poshtë bërthamën e reaktorit. Një shpërthim i dytë edhe më i fortë e ndoqi, duke krijuar një re radioaktive 400 herë më të madhe sesa bomba e hedhur në Hiroshima.

Pas incidentit, zonat brenda rrezes së 30 km u mbyll dhe rreth 250 000 persona u evakuuan. Askush nga banorët nuk është lejuar që të kthehet në ato zona, pasi ka ende shumë radiacion.

Sot, një libër i ri me titullin “In Chernobyl: A Stalkers’ Guide”, nga Darmon Richter, na sjell pamjet që nuk janë parë kurrë nga ajo që quhet “zona e palejuar”.

“Ndërkohë që mijëra turistë mblidhen në disa zona të caktuara të Çernobilit, përtej këtyre zonave ka hapësira misterioze, që janë braktisur që nga dita e katastrofës.

Richter ka arritur të ketë akses ekskluziv në këto zona dhe është futur në zemrën e zonës së përjashtimit”, lexohet në parathënien e librit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button