Aktualitet
Ndryshime të tjera në qeveri, Rama rezervon një tjetër surprizë si zv.ministër të Brendshëm

Dita e sotme ka qenë ditë e ndryshimeve në qeveri.
Pas emërimit të Bledi Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm, zv-ministër është emëruar një emër jo edhe aq i njohur për publikun
Andi Mahila është emëruar zv.ministër i Brendshëm.
Mahila deri tani mbante postin e administratorit në Universitetin e Mjekësisë Tiranë.
Po ashtu ai ka mbajtur edhe postin e konsullit të Shqipërisë në Athinë.
Emërimi i tij vjen në të njëjtën ditë, kur në qeveri janë bërë disa ndryshime edhe më të bujshme. Sot është larguar nga posti i ministrit të Jashtëm Gent Cakaj, për t’u zëvendësuar nga Olta Xhaçka.
Vendin e mbetur bosh te ministria e Mbrojtjes e zuri Niko Peleshi.




