Aktualitet

Gjermania ia “fut” BE-së, merr fshehurazi 80 milionë doza vaksine për Covidin

Gjermania ka marrë fshehurazi BE-së, 30 milionë doza vaksine të Pfizer dhe 50 milionë të tjera nga Moderna, përmes paktit tet-a-tet me dy kompanitë, duke sfiduar kështu marrëveshjet e përbashkëta të BE-së ku bën pjesë.

Zbulimin e bëri e përditshmja gjermane Bild dhe e pohoi sot, qeveria federale gjermane përmes ministrisë së Shëndetësisë.

Një zëdhënës i saj, pranoi se qeveria ka blerë 30 milionë doza shtesë të vaksinës

Pfizer-BioNTech, duke këmbëngulur se nuk po shfrytëzohet fakti që një pjesë e kompanisë është gjermane.

Por nuk është e gjitha vetëm kjo: Gjermania po bën gati struktura në territroin e saj për të prodhuar menjëherë, doza të vaksinës së Pfizer-BioNTech.

Zëdhënësi i ministrisë gjermane të Shëndetësisë tha se kanë vendosur të realizojnë prodhimin e vaksinës në një fabrikë që dikur ishte e Novartis në Marburg.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha: “Nuk do të bëjmë nacionalizëm me vaksinat. Fakti që vaksina e parë që u miratua nga BE, vjen nga një kompani farmaceutike gjermane, nuk na jep ne avantazhe”, tha Spahn.

Por faktet po flasin ndryshe. Gjermania nuk po pret të marrë pjesën që i takon nga 2 miliardë vaksina që ka porositur BE nga 6 kompani prodhuese vaksinash. Vetëm 800 milionë doza për 400 milionë njerëz, janë të mundshme brenda vitit 2021. Për Gjermaninë, duket se koha nuk pret.

Ndaj 80 milionë vaksina ekstra, për 40 milionë njerëz që do të vaksinohen ditët në vazhdim, dhe të tjera që do të prodhohen së shpejti në Marburg, janë zgjidhja ideale përballë një BE-je të rraskapitur dhe të çorganizuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button