Zgjerimi i Greqisë në Jon, Ministri i Jashtëm grek komunikon me homologen Xhaçka

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka komunikuar me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, e cila u dekretua sot nga Presidenti Meta, në detyrën e re.
Përmes një shënimi në Twitter, Dendias tha se komunikimi i parë me homologen shqiptare diskutimi kishte të bënte me marrëdhëniet dypalëshe, nën vazhdën e deklaratave të Kryeministrit, Edi Rama, i cili njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon, duke i dhënë kështu edhe një mësim Ankarasë.
Greqia zyrtarizoi pak ditë më parë vendimin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ky vendim është botuar pak ditë më parë në Fletoren Zyrtare të Greqisë.
Dy vendet kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave të Detit Jon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët në diskutimet mes tyre. Ishte kryeministri Edi Rama që hodhi një propozim të tillë, lidhur me diskutimet e deritanishme mbi çështjen aq të debatueshme për detin.




