AktualitetPolitikë

Basha nuk i ndahet gafave as në 2021-shin (FOTO)

Dita e sotme ka nisur me një njoftim të rëndësishëm të kryeministrit Rama, i cili njoftoi se Shqipëria ka arritur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për të blerë 500 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Por menjëherë pas kësaj deklarate nga Rama ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Basha, i cili shkruante në rrjetet sociale se Rama po e sjell vaksinën më vonë se vendet e tjera.

Por në postimin e tij Basha shkruante se Serbia dhe MAqedonia e Veriut e kanë nisur vaksinimin, por ka gabuar. Në fakt, vetëm Serbia ka nisur vaksinimin, ndërsa Maqedonia ende nuk ka siguruar dozat e para të vaksinës.

Basha e ka kuptuar gabimin dhe e ka fshirë menjëherë postimin, ndërkohë që e ka postuar sërish por këtë herë të rregulluar.

Nuk është hera e parë që Basha bën gafa, pasi edhe vitin e kaluar disa herë është vënë në qendër të vëmendjes për gafat e tij, që shpeshherë janë bërë edhe “meme” në rrjetet sociale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button