Aktualitet

Avioni i Erdogan një orë me vonesë, dhjetra qytetarë me flamur në duar në pritje të Erdoganit në Rinas, shtyhen oraret në agjendën e Presidentit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit, ku dhjetra qytetarë me flamurin e Turqisë në dorë presin që të mbërrijë presidenti.

Erdogan duhet të kishte mbërritur në orën 09:25 të mëngjesit në aeroportin e Rinasit, por bëhet me dije se ka pasur një vonesë të delegacionit turk dhe nuk kanë mbërritur në kohë.

Mësohet se do të ketë një shtyrje të orareve të agjendës që ishte parashikuar për sot për shkak të vonesës së Erdogan.

Dhjetra qytetarë janë rreshtuar në kolona në dy anët e rrugës me flamurin në duar dhe foto të Presidentit turk, presin të entuziazmuar që Erdogan të mbërrijë në Rinas.

Agjenda e plotë e Erdogan për vizitën në Shqipëri që do ishte ndjekur, por që do të ketë shtyrje të orareve:

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të

Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

Screenshot 10 13

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button