Shëndeti

Bilanci i 24 orëve të fundit/ Vazhdon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja, 3 persona humbin jetën nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 4499 testime për të dyshuarit me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë këtyre 24 orëve kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 3 qytetarë.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve  nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra dhe 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç.Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.Ditën e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button