Rajoni - Bota

Kam besim tek ekipi im për shkallën e vaksinimit”, Biden merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka bërë sot dozën e dytë të vaksinës anti-covid. E gjithë procedura e vaksinimit u transmetua live në media. 

Në komentet e shkurtra për gazetarët, ai tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

Kujtojmë se Biden e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor. Për të qenë efektive, kjo vaksinë duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka prekur mbi 22 milionë njerëz, ndërsa ka vrarë mbi 374,000.

Me këto shifra, SHBA-ja është vendi më i goditur në botë. Në Evropë prin Mbretëria e Bashkuar me mbi 3.1 milionë të infektuar dhe mbi 82,000 viktima. Numri global i të infektuarve ka kaluar 90 milionë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button