Aktualitet

Berisha në Bulqizë: Miratojmë statusin e minatorit brenda 100 ditëve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me minatorët. Berisha iu premtoi atyre se brenda 100 ditëve të para do të miratojë statusin e minatorit.

Berisha e nisi takimin me minatorët duke kërkuar ndjesë.

“Shoqëria shqiptare, shteti shqiptar kanë qenë të padrejtë ndaj minatorëve të Bulqizës dhe Shqipërisë. Shoqëria ka borxh të madh ndaj minatorëve. Siç ka borxh ndaj pronarëve, ndaj të përndjekurve politikë. Tre janë kategoritë ndaj të cilave shoqëria shqiptare ka detyrime”, tha Berisha.

Berisha garantoi se në mënyrë përfundimtare ndaj këtyre tre kategorive, borxhi do të shlyhet. “Kjo do të thotë se në 100 ditët e para do firmoset dhe do zbatohet statusi i minatorit. Kjo do të thotë se do parashikohet rrogë minimale 1 mijë euro. Minimalja! Kjo do të thotë se pensionet tuaja do jenë më të lartat në Shqipëri”, tha ai.

Berisha sqaroi se “sipërmarrësit ne i përgjigjemi që do detyrohet të lëvizë rrogën nga 800 në 1 mijë e më tutje, ne do i përgjigjemi atij. Ne do e lehtësojmë atë në taksa. Ne do ia ulim taksat atij. Ne do ia shesim energjinë atij nga 18 lekë në 6 lekë”.

“Kështu që çështja e statusit do jetë një nga çështjet më serioze tona”, u shpreh Berisha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button