Shëndeti

U vaksinua kundër Covid 19, mjeku shqiptar tregon ndjesitë e para

Mjeku shqiptar Albert Troci në një lidhje me Skype nga Italia, tregoi se ka marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer”.

Mjeku shtoi se shpreson që me vaksinimet të arrijnë t’i japin fund pandemisë që ka mbërthyer botën.

“Mund të them që është një ndjesi e mirë. Ajo që ndjeva në atë moment është si të thuash një çlirim. Më duket si dita e çlirimit, ku ne do të fillojmë ta heqim tani e tutje nga jeta virusin. Shpresojmë që ky vit të jetë viti i pastrimit global nga Covid, – tha Troci. – Kjo është doza e parë, pas 21 ditësh bëhet doza e dytë në krahun tjetër, për të evituar reaksione lokale. Duhet pasur parasysh, se kur një person sapo është vaksinuar, pas 10 ditësh, kur është marrë doza e dytë, ka një fillim të imunitetit”, u shpreh mjeku shqiptar. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button