Opinion

Të rinjtë duke kërcyer në ambient të mbyllur, Beqaj: Ofenduese për ata që zbatojnë ligjin

Mbajtja e maskës dhe distancës fizike kanë qenë “abc-ja” e rregullave anti-covid në këto kohë pandemie. Megjithatë ka vende ku këto masa nuk respektohen me vetëdije të plotë.

Kjo i ka tërhequr vëmendjen edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili ka kritikuar disa të rinj që shihen duke kërcyer në një ambient të populluar konsiderueshëm.

Beqaj ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një video ku duken të rinjtë që festojnë ndërsa shton se “cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.”

Më tej, ish-ministri shton se “serbesllëku i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.”

POSTIMI I PLOTË

“Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cënuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëme. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.” 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button