Opinion

PS, PD apo LSI? Çupi bën parashikimin, tregon kush do fitojë

Siç dihet tashmë, kryeministri Edi Rama do kandidojë në Durrës dhe do të ketë përballë Edi Palokën nga PD dhe Elona Gurin nga LSI. Lidhur me këtë analisti Frrok Çupi tha se Rama është një politikan disa hapa para të tjerëve. “Është njësoj si të krahasosh Dostojevskin me shkrimtaren e fshatit”, tha ndër të tjera Çupi në “ReportTv”.“Edi Rama është një politikan tashmë shumë hapa para të gjithë këtyre, të krahasosh Edi Ramën me Palokën apo Ela Gurin, çfarë është ajo, është njësoj si të krahasosh Dostojevskin me shkrimtaren e fshatit. Është e rëndësishme gjetja e kryeministrit për të kandiduar në Durrës, dhe jep dy mesazhe, kandidimi në vendin e goditur nga tërmeti, i sulmuari nga të gjithë për këtë arsye, paraqitet te viktimat, te ata që nuk kanë përfituar ende. Durrësi është një qytet i lënë pas dore gjithë këto vite. Kam përshtypjen që ky është edhe qëllimi që të krijojë një Durrës po aq të bukur sa Vlora”, tha Frrok Çupi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button