Aktualitet

E rëndë/ Digjen 200 dele dhe bazë ushqimore, stani në Finiq përfshihet nga flakët e zjarrit

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një stan në fshatin Viron të Finiqit dhe për pasojë janë djegur 200 dele dhe një sasi e bazës ushqimore.

Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button