Shëndeti

COVAX marrëveshje me “Pfizer”, Manastirliu tregon shumën e parapaguar për vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaron se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet mekanizmit ‘COVAX’.

Ky njoftim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herët nga kreu i OBSH.

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milionë dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX”, shkruan Manastirliu

“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës së saj COVID19.

Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milionë doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i OBSH.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button