Aktualitet
Taulant Balla zbulon çfarë fshihej pas mbledhjes së PS: “Kemi gati listat për…”

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi i pari pas mbledhjes së partistë ditën e sotme duke zbuluar se cfarë ndodhi ndërkohë që dhe kryeministri Rama ishte i pranishëm.Balla u shpreh se PS-ja ka thuajse gati listat me emrat e deputetëve që do të kandidojnë në qarqet për zgjedhjet e 25 prillit.“Shumë e rëndësishme është se për shkak të mundësisë që ka ofruar Kodi Zgjedhor, për të votuar jo vetëm partinë dhe kandidatët, e gjithë lista do të jetë një listë uniforme. Do të jenë qytetarët ata që do ta bëjnë renditjen. Në shumë lista, në shumë qarqe, lista do të ndryshojë sipas preferencave të qytetarëve. Ne e kemi pothuajse gati listën”, tha Balla.




