Opinion

Përgjimet e “Ndrangheta”-s/ Spiropali: Kanë vetëm një dyqan rrobash në Shqipëri, prokuroria e SPAK të hetojnë

Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka folur për përgjimet e antimafias italiane, në të cilat thuhet se disa politikanë shqiptarë kanë lidhje me mafian italiane. Spiropali tha se personat e përgjuar në Shqipëri kanë vetëm një dyqan rrobash dhe nuk kanë marrë asnjë tender apo grataçelë, ndërsa shtoi se inkurajon prokurorinë të hetojë nga fillimi në fund për këtë çështje.“Ata këtu kanë vetëm një dyqan rrobash dhe as kanë marrë grataçela, as kanë marrë tendera në shëndetësi dhe as kanë ato që kanë pretenduar. Ne inkurajojmë prokurorinë që të hetojë nga fillimi në fund. Nëse prokuroria apo SPAK gjykojnë se duhet ta marrin atë dosje nga kolegët italianë, le ta marrin dhe ta hetojnë.”, tha Spiropali. Tema

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button