Sali Berisha lëshon deklaratën e fortë: Vëllain e efektivit që vrau e larguan nga Shqipëria…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. I ftuar në emisionin “Ilva Now”, Berisha u shpreh se strukturat shtetërore kanë larguar jashtë vendit vëllain e efektivit.
Sipas liderit historik të Partisë Demokratike, edhe i vëllai i të riut ishte pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye është larguar nga vendi, për të shmangur edhe ndonjë konflikt të mundshëm mes familjarëve.
“Sa për dijeni u kujdesën edhe për vëllain e tij, që e kishte në komisariat në Gjirokastër dhe e nisën diku jashtë. Ky është akt terrorist. Vrasësi i vërtetë është Edi Rama. E kam mesazhin dhe është i vërtetë,”– theksoi Berisha.




