Shëndeti
E rëndë, nënë e bijë humbin jetën nga koronavirusi brenda një dite (Emrat)

Nënë e bijë nga Librazhdi kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit brenda një dite. Mësohet se nuk mundi që t’i mbijetonte sëmundjes, Safete Leka 93 vjeçe dhe Vera Hysa 71 vjeçe.
E moshuara jetonte në një shtëpi me vajzën Verën dhe bashkëshortin e saj.
Pasi shfaqi shenja të koronavirusit, Vera u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku prej tre ditësh ndodhej në intubim.
Pritet tashmë që trupi i saj i pajetë të dërgohet në Librazhd. E para humbi jetën 93-vjeçarja dhe pas katër orësh edhe e bija.
Ndërkohë pozitiv me Covid-19 ka dalë edhe bashkëshorti i Verës.




