Rajoni - Bota

Spitali covid përfshihet nga flakët e zjarrit, 4 persona të vdekur dhe 102 pacientë të evakuar

Rumani- Katër persona mbetën të vdekur në një spital Covid në kryeqytetin rumun për shkak të shpërthimit të zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se 102 pacientë të tjerë janë evakuar.

Raportohet se zjarri në ndërtesë ka rënë në pas mesnatë në një nga ndërtesat e spitalit Mateis Bals në Bukuresht.

Sakaq kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur edhe shkakun e zjarrit, shkruajnë mediat e huaja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button