Shëndeti

1170 vaksina anti-COVID të kompanisë Pfizer/ Sot injektohet doza e dytë te stadiumi “Air Albania”

1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer kanë mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri. Rrjedhimisht, sot do t’u injektohet doza e dytë të gjithë atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Ndër të vaksinuarit e parë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo, të cilën do ta marrin dozën e dytë pranë stadiumit ‘Air Albania’.Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo dhe zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli kanë mbërritur në stadiumin “Air Albania”, dhe po presin për injektimin e dozë së dytë të vaksinës anti-COVID.  Avioni me dozat e vaksinës është ulur në Rinas mbrëmë rreth orës 20:30. Në një konferencë për shtyp, Rama sqaroi se vonesa është bërë nga vetë kompania.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button