Rajoni - Bota

FOTO/ Çati të rrëzuara kudo dhe pemë të thyera, Stambolli ‘i shkatërruar’ pas stuhisë që goditi vendin

Stamboll- Mbrëmjen e kaluar një stuhi e fortë goditi metropolin turk Stambollin, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa në çdo lagje të qytetit. Ashtu si në vendin tonë, edhe në Turqi moti i keq ka goditur vendin, me temperatura të ulta, rreshje të dendura shiu dhe stuhi.

Ndryshe nga përmbytjet në vendin tonë, Stambolli u godit nga stuhi me erë të fortë që shkatërroi çfarë i doli para, duke i dhënë qytetit pamjen e trishtë si pas një lufte. 

Sipas raportimeve të CNN Turk stuhia nisi me shira të rrëmbyeshëm duke depërtuar në rrugë, ku bllokoi trafikun për disa orë. Siç shihet edhe nga pamjet, situata pas stuhisë duket e rënduar, me çati të shkatërruara, pemë të rrëzuara mbi makina dhe situatë kaotike në çdo lagje. 

Përkthyer dhe përshtatur nga Alba News

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button