Aktualitet

Babanë e lanë në karrige, nuk e prekte njeri me dorë”, Rama reagon për denoncimin tek Infektivi

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me denoncimin që bënë dje me zë dhe figurë të dy motrave që kishin humbur babain e tyre në Infektiv. Para mediave Rama u shpreh se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie.Po flasim për dy raste të ndryshme. Zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, njerëzve iu dha informacion gjysmak si ato dy zonjat që qanë për humbjen e babait te spitali. QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Rastet e abuzuesve dhe batakcinje si rasti që vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare. Këto njollosin bluzat e bardha. Të gozhdohen nga balta. Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje, mos i ndodhtë kujt. I kuptoj se nga dhimbja çdo gjë ia faturojnë mjekëve.”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button