Aktualitet

Largimi rinisë nga Shqipëria/ Rama: Shqiptarët i mbajti në kafaz si gardelina vetëm Enveri

Nga Vlora, në një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave opozitare për largimet nga Shqipëria. Sipas kryeministrit akuzat e bëra janë skandaloze, teksa është shprehur se shqiptarët kanë lëvizur gjithmonë në histori, veçse në kohën kur i mbajti të mbyllur Enver Hoxha.

Ikjet sipas Edi Ramës nuk janë fund i botës, pasi gjëra të tilla ndodhin në të gjitha vendet në tranzicion.

“Ndoshta humb vota, por… e vërteta është që jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ, më shumë ikin se vijnë. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar, por i gjithë vendeve që kanë dalë nga tranzicioni. Shqiptarët s’kanë dalë veç kur i mbylli Enveri në kafaz dhe i bëri gardelina që duhet të këndonin këngët e partisë. Në të kaluarën shqiptarët kanë qënë popull që kanë lëvizur gjithmonë. Unë kurrë nuk mund t’i them një 20 vjeçari që thotë dua ta provoj veten se nuk pres dot as një mandat tjetër as 2 për të më bërë këtu gjërat që kam dëshirë, por e dua sot dhe do shkoj ta marr atjeSot jetojmë në një kohë tjetër. Skandaloze këtu është propaganda që bëhet se ikën 500 mijë vetë kur erdhi Rama. Këto janë çmenduri. Mos harrojmë që ka shumë shqiptarë që janë kthyer në këto periudha. Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, Nuk është fundi i botës. Trendi hisotik do kthehet, por këtë nuk e vendos dot unë. Po ata që lëvizin nga Kroacia, Bullgaria e Rumania? Nuk i regjistron kund njeri si azilantë se ata lëvizin në një treg të përbashkët” tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button