Aktualitet
Kur do të vaksinohen mësuesit? Përgjigjet Rama….

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat, përpara stadiumit Air Albania.
Ai u pyet nga gazetarët se kur do të vaksinohem mësuesit.
Në përgjigjen e tij, Rama tha se gjithçka varet nga dozat që do të vijnë.
“Siç ka qenë thënë gjithmonë bazuar në dozat që kemi në dispozicion, rëndësi ka që me dozat që kemi do të përfundojmë vaksinimin e të gjithë mjekëve dhe infermierëve”,- tha Rama.




