Aktualitet

Nuk mund ta them emrin”, Rama nuk tregon vendin që ofroi vaksinën: Nëse do të ishim në pritje të COVAX nuk dihet sa do të zgjaste

Tiranë- Në fjalën e tij në hapjen e fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, Rama tha se nuk është i autorizuar të bëjë publik emrin e vendit që i dhuroi Shqipërisë vaksinat, por shtoi se ishte rezultat i negociatave, pasi sipas tij, nëse do të pritej COVAX, nuk dihej se kur do të mbërrinte vaksina.Nëse do të ishim në pritje të COVAX nuk dihet sesa do të zgjaste kjo pritje, ndaj jemi angazhuar që në krye të yherës me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt në New York, Pfizer dhe të hapim me ta negociata të vështira dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera biletarale me vende të tjera dhe vaksinimi që nis sot është rezultati i një kanali bilateral në Bashkimin Evropian, që nuk jam i autorizuar ta bëj publik për shkak të kërkesës së tyre vetë. Por meqë është thënë se është Greqia, mund t’ju them se jo, nuk është Greqia”-tha Rama. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button