Aktualitet

Basha mbledh sërish drejtuesit e qarqeve, zbulohen “porositë” e kreut të PD

Pasditen e së dielës kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi si çdo të diel, drejtuesit politikë në qarqe. Në fokus të takimit ishte fushata elektorale. Mësohet se Basha u ka kërkuar që të dëgjojnë shqetësimet që kanë qytetarët për të ndërtuar më pas strategjinë e fushatës.

Krahas drejtimit të qarkut, kryedemokrati u ka lënë detyrë të besuarve të tij që në zonat që menaxhojnë fushatën të “thithin” edhe kapacitete, individë të spikatur me qëllim propozimin për deputetë.


Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia (komisioni që i përzgjodhi) do të përbëjnë jo më pak se 80% të listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20% e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga kryesia e PD-së.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button