Aktualitet

Nuk ndryshon ora policore!/ Mblidhet Komiteti Teknik, Shqipëria mbyllet nga ora 20:00 deri në 06:00

Tiranë- Komiteti Teknik mori vendimin për të mos ndryshuar ora policore, pra vendi do të vazhdojë të mbyllet në orën 20:00 deri në 6:00.

Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se duke parë situatën e krijuar nga Covid në vendin tonë do të mbetet në fuqi ora policore nga 20:00 deri në 06:00.

Duket se situata në vend është delikate një situatë që meriton vëmendje por duket se nga shifrat kemi një situatë të qëndrueshme dhe në ditët e fundit ka një tendencë ulje të indikatorit R nga 1.1 në 1.05. Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt. Ne do të vijojmë të mbetemi aty duke i vlerësuar ngushtësisht në kohë të shkurtër. Pra në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi, është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze”, tha Rakacolli.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button