Reshje intensive në basenin e lumit Drin, paralajmërim për zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka bërë të ditur se, sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, gjatë datave 17–23 nëntor në basenin e lumit Drin priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më datat 18–19 dhe 22 nëntor.
Reshjet më të forta pritet të bien në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë, duke rritur mundësinë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit.
Sasitë e pritshme të reshjeve
Fierzë: 150–200 mm
Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm
Sipas njoftimit zyrtar, KESH po monitoron situatën në kohë reale, ndërsa operimi i kaskadës së HEC-eve po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.
Institucionet apelojnë që banorët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve në vijim, për shkak të reshjeve intensive që mund të sjellin probleme lokale.




