“Për 6 muaj më kërkuan firmën”, gjenerali përballet me dhëndrin e Berishës: Urdhri për privatizimin e ‘Partizanit’ u dha nga…

Në diskutimet për procedurën e ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe hetimin e nisur nga SPAK për këtë çështje, ka reaguar ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi. Ai është përballur me Jamarbër Malltezin.
Pas akuzave të hedhura në drejtim të tij nga dhëndri i Berishës për korrupsion, Qiriazi ndërhyri në “Open” dhe sqaroi çështjen duke deklaruar se ai asokohe ka marrë një urdhër të vazhdueshëm për 6 muaj nga Ministria e Mbrojtjes, me në krye Gazmend Oketën, për ta firmosur procedurën.
Por, ish-gjenerali Qiriazi nënvizoi se firma nuk ishte në kompetencat e tij pasi kjo pronë nuk gjendej në kontabilitetin e Komandës që ai drejtonte. Ai nuk ka pranuar të firmoste aferën që po heton sot SPAK dhe u shkarkur nga detyra.
“Ishte procedurë e gjitha fiktive. S’po them që kam patur presion. Më është kërkuar përmes urdhrave dhe shkresave dhe unë i kam kthyer përgjigje sipas ligjit. Ka ardhur antikorrupsioni i zotit Bylykbashi dhe më ka kërkuar që ta firmosja atë gjë duke më thënë se pronarët që e kërkojnë kjo mund të shkaktojë probleme për shtetin, unë i kam çdo gjë sipas ligjit.
Pasi ika, që më shkarkuan në muajin shtator nuk e di çfarë është bërë. Deri në momentin që kam qenë në komandë, unë nuk e kam firmosur sepse ka qenë antiligjore. Për zotin Jamarbër që më akuzon mua për të korruptuar më vjen shumë keq se unë e di çfarë kam hequr pas kësaj procedure. Unë kam qenë punonjës shteti, kam zbatuar detyrat në mënyrën më serioze”, tha ndër të tjera Qiriazi.
Glidona Daci: Nuk ka lidhjet hetimi që ka SPAK-u me zotin Berisha apo zotin Malltezi. Është thjeshtë hetim me numër nuk ka emra. Zoti Malltezi a do ishte i gatshëm të përballej me gjeneral Qirjazin në SPAK?
Malltezi: Gjenerali nuk ia kam idenë se çfarë përfaqëson. Po unë s’kam pas asnjë marrëdhënie dhe nuk e di çfarë funksioni kryen për çfarë duhet të ballafaqohem unë me të. Në SPAK shkoj për çfarëdolloj gjëje, por këtu të thashë një fakt se ai njeri u shkarkuar se u gjet në shkelje të ligjit.




