Opinion

Guxon ja thotë ‘defektin’ në sy Ramës: Jam vajza e një prokurori! Jeni pak arrogant

Albana Hana, një prej kandidateve të prezantuara nga kryeministri Rama ditën e sotme, e pyetur mbi defektin e kreut të PS-së, ajo foli shumë drejtëpërdrejtë.Ajo i tha kryeministrit Rama se është arrogant ndërsa ai iu përgjigj që ajo që etikohet si e tillë, është drejtëpërdrejtësia.

“Unë jam vajza e një prokurori të nderuar që s’jeton më, është ndarë nga jeta. Emri i atij është emri im. Do mundohem të çoj sa më lartë emrin e tij. Unë kam vënë re në marrëdhëniet me komunitetin ku jetoj, PS është e ndjeshme ndaj fëmijëve planprishës. Duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të jetë më pranë atyre që nuk e kanë tradhëtuar. ” – tha”Çfarë sheh një defekt që kam unë. Ke 5 sekonda kohë për ta thënë” – tha Rama.”Jeni pak arrogant” – tha Hana.

“E the butë. Mbase jam. Unë mendoj që mua më etiketohet arrogancë, është drejtpërdrejtësia. Bindjet nuk janë gjithmonë të drejta në një debat. Unë preferoj t’i mbroj bindjet e mia. Nëse jam gabim, unë tërhqiem dhe kërkoj falje” – tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button