Opinion

30 vite nga eksodi biblik i shqiptarëve, Basha: Sot, shqiptarët po ikin nga keqqeverisja që na mban larg Europës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kuadër të 30-vjetorit të eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë. 

Përmes një mesazhi, lideri demokrat thekson se sot, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që mban vendin larg Europës.

REAGIMI I BASHËS
30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.
30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button