Aktualitet
Mbërrijnë 38 400 vaksina nga AstraZeneca, Rama i pret në Rinas

Kreu i qeverisë shoqërohej gjithashtu edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili po ashtu është i angazhuar në çështjen e vaksinimit.
Manastirliu u shpreh se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve në shkolla. Gjithashtu ministrja tha se janë në pritje për të tjera doza në ditët në vijim.
Dozat e mbërritura sot janë siguruar nga qeveria përmes kontratës me mekanizmin COVAX.c




