Aktualitet

Aksidenti i rëndë i 4 të rinjve në Sarandë, 2 prej të plagosurve nisen rëndë drejt spitalit të Traumës

Aksidenti i mbrëmjes së djeshme, që ndodhi në aksin rrugor Kranë–Konispol, ka rezultuar në një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre rëndë. Klement Kristidhi 32 vjec, drejtues i mjetit humbi jeten në vend ndërsa dy persona të tjerë pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës për shkak të gjendjes së tyre kritike u dërguan për mjekim të specializuar në Tiranë.

Arjan Gribura, 31 vjeç kishtë frakturë të shtyllës kurrizore, frakturë të dorës së majtë dhe të djathtë si dhe frakturë të këmbës se majtë dhe për këtë arsye u nis për Tiranë. Agron Muhametaj, 22 vjeç kishte frakturë të shtyllës kurrizore edhe ky u dërgua në Tiranë. Ndërsa i i treti Shkëlqim Muhametaj, 31 vjeç ishte pa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Policia njofton se vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit me pasoja të fatale për të rinjtë, ndërkohë që mjeti u rrokullis disa herë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button